Milan nuk mban hapin
Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro përballë skuadrës së fundit në tabelë,
Reggina, duke u larguar edhe më shumë nga rivali i qytet, Inter, që mban kreun
e tabelës.
Rossonerët u treguan të pafuqishëm përballë Regginës, skuadër e cila hapi rezultatin në
pjesën e parë të takimit (33’), me një gol të Davide Di Gennaros, i cili e mposhti Abbitain,
pas një krosimi të Costas.
Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Leite Kaka, i cili shënoi nga pika e bardhë
, pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje në Paton. Ky gol ishte krejt çka bënë kuqezinjtë
në këtë takim duke mos mundur ta mbajnë hapin me Nerazzurët, të cilët me fitoren kundër
Lecces janë tetë pikë më larg se Milani.
Rossonerët rrezikohen ta humbin edhe pozitën e dytë, pasi që Juventusi të dielën zhvillon
takimin e javës së 23-të kundër Catanias, dhe konsiderohet favorit.
Mbretërit vazhdojnë me fitore
Ndeshja ezhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago
Bernabeu ndërmjet kampionëve të Spanjës, Real Madrid, dhe skuadrës mysafire të Racing
Santander, ka përfunduar me rezultat minimal prej 1-0 në favor të
Mbretërve.Los Merengues shfaqën lojë shumë më të mirë se
kundërshtari i tyre duke
dominuar në pjesën më të madhe të takimit.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi argjentinasi G
onzalo Higuain,
i cili pranoi një pasim me kokë të kapitenit Raul,
për
ta mposhtur portierin
Tono (49'), i cili bëri disa intervenime të
jashtëzakonshme
në këtë takim.
Me këtë fitore Los Blancos i afrohen skuadrës së Barcelonës
në nëntë pikë diferencë, megjithëse Blaugranët të dielën e
zhvillojnë ndeshjen e javës së 22-të kundër Sporting de Gijon, në të cilën ndeshje konsiderohen favoritë.
Torres rikthen Liverpoolin nё krye tё tabelёs
Fernando Torres ka bёrё mrekullinë duke i
sjellё fitoren Liverpoolit nё
çastet e fundit tё ndeshjes sё vështirё nё fushё tё Portsmouth,
fitore kjo qё engrit ekipin e Rafa Benitez nё vendin e parё tё
tabelës, sё paku deri nesër kur Manchesteri mund tё rimarr kreun.
Fabio Aurelio barazoi në 1-1, Foto: AP
Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё e
përsi pas 17 minutash lojё nё pjesën e dytё me anё tё David Nugent
pas njё asistimi tё ish-lojtarit tё Liverpoolit, Peter Crouch (62’).
Por mysafirёt barazuan pas shtatё minutash me anё tё Fabio Aurelio.

Dirk Kuyt barazoi rezultatin në 2-2, Foto: AP
Minutat e fundit tё ndeshjes ishin edhe mё spektakolaret. Dymbёdhjetё minuta para fundit, Hermann Hreidarsson
riktheu epёrsinё pёr ekipin e drejtuar nga Tony Adams (78’), por pas
shtatё minutash tjera (85’) holandezi Dirk Kuyt barazoi gjithçka.

Përshëndetje ndërmjet Peter Crouch, Fernando Torres dhe Pepe Reina në
fund të takimit, Foto: Reuters
Ishte sёrish sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i
cili u fut nё fushё si zёvendёsues, ai qё solli tri pikё tjera
tё rёndёsishme pёr Liverpoolin. Torres, i cili vendosi fitoren edhe nё
ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat, shёnoi me kokё pas njё asistimi tё
Benayoun.

Daniel Agger dhe Peter Crouch, Foto: AP
Me kёtё fitore Liverpooli grumbullon 54 pikё, njё mё
shumё se Manchester United qё megjithatë ka dy ndeshje mё pak.
Djajtё e Kuq nesër mund tё rikthehen nё krye tё tabelës nёse
nxjerrin pikё nё ndeshjen nё udhëtim tek West Ham United.
Del Piero dhe Cassano nuk luajnë kundër
Brazilit
Trajnerii Italisë, Marcello Lippi, ka publikuar listën e
lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen miqësore kundër
Brazilit të martën në Londër, ndërsa menjëherë u vërejt mungesa e emrave
të Alessandro Del Pieros dhe Antonio Cassanos.Gianluigi Buffon dhe Andrea Pirlo kthehen në përfaqësuese pas mungesës si pasojë e
lëndimeve. Po ashtu kthehen lojtarët që munguan në miqësoren e fundit,
Alberto Aquilani, Antonio Di Natale dhe Gianluca Zambrotta.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia
(Palermo),
Morgan De Sanctis (Galatasaray)
Mbrojtës: Daniele Bonera (Milan), Fabio Cannavaro
(Real Madrid), Andrea Dossena (Liverpool), Alessandro Gamberini (Fiorentina),
Fabio Grosso (Olympique Lyonnais), Nicola Legrottaglie (Juventus),
Gianluca Zambrotta (Milan);
Mesfushorë: Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi
(Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Riccardo Montolivo (Fiorentina),
Simone Pepe (Udinese), Simone Perrotta (Roma), Andrea Pirlo (Milan);
Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino
(Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Udinese),
Giuseppe Rossi (Villarreal), Luca Toni (Bayern Munich).
Crouch: Benitez shkatërroi edhe karrierën time
Sulmuesi i Portsmouth, Peter Crouch, ka qenё i ashpër nё deklaratën e
fundit kundër ish-menaxherit Rafael Benitez, pёr shkak tё sjelljes sё
tij ndaj Robbie Keane, gjatё kohës sa sulmuesi luante pёr Liverpoolin.
Crouch, i cili sot do tё përballet me ish-klubin e tij, ka deklaruar
se tregimi me Keane i ka rikujtuar atij gjithё atё çfarë ka ndodhur me
tё derisa ai ishte nёn drejtimin e Benitez.
“Ka disa gjёra nё tё cilat tё dyja situatat përputhen dhe mё vjen
keq pёr Robbie. Tё gjithё e dimё se ai ёshtё njё lojtar i madh dhe
nuk fitoi rast nё Liverpool, por kjo ёshtё mënyra me tё cilёn vepron
Rafa”, ka thёnё Crouch.
“Ështё pёr tё ardhur keq se edhe unё kur isha pjesё e ekipit nuk vinte t
ё mё shpjegojё pse nuk luaja. Mё sё shumti u hidhёrove nё finalen e Ligёs
sё Kampionёve kundër Milanit, kur Benitez doli me njё sulmues, Dirk Kuyt,
ndërsa unё isha i etur tё tregoj se çfarë jam i aftё tё bёj nё njё ndeshje
tё madhe”, ka shtuar Crouch.