Sot kemi pasur rreth 13865 visitors, më të rëndësishmet kanë qenë ato nga staffi jonë !
Lajme të ndryshme !
Lenovo paraqet laptopin e parë 16 inçësh
Deri në fillim të panairit të sivjetmë të elektronikës shpenzuese CES 2009 kanë mbetur diç më shumë se tri ditë, mirëpo prodhuesit në mbarë botën veçmë kanë filluar të shfaqin produktet me të cilët do të shndrisin në të. Ne do tu paraqesim disa risi nga punëtoritë e Lenovos.
Prodhuesi kinez Lenovo sigurt ka përgatitur një varg risish të cilat do t’ia paraqes publikut në panairin e sivjetmë CES 2009, i cili mbahet nga 8 deri më 11 janar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani kompania ka paraqitur tre laptopët në kuadër të serisë IdeaPad.
Laptopët e ri vijnë nën shenjën IdeaPad Y650 me ekran të diagonales 16 inçësh, modeli me shenjën Y550 me ekran të diagonales 15.6 inçësh dhe modeli Y450 i cili përmban ekran me diagonale e 14 inçësh. Të tri modelet nga pjesëtarët e mëhershme të kësaj serie dallojnë për faktin se në Lenovo kanë vendosur që formatin e ekranit me përmasat 16:10 ta kalojnë në atë 16:9.
Laptopët e ri janë dukshëm më të lehtë sesa paraardhësit e tyre, kështu që modeli Y650 peshon 2.54, Y550 2.76, derisa modeli Y450 është më i lehti dhe peshon vetëm 2.08 kilogramë.
Në secilin nga laptopët e sapoparaqitur Lenovo ka integruar diskun e fortë me kapacitet prej 500 GB, opsionet për integrimin e playerit Blu-ray, deri në 8 GB maksimal të memories punuese.
VOLKSWAGEN:
Volkswagen përgatit më të fuqishmin Polo GTI
Në platformën PQ25 veçmë e kemi pritur Skoda Fabian dhe Seat Ibizan, mirëpo asnjëherë edhe automjetin për të cilin është krijuar fillimisht– VW Polo.
Megjithatë, siç shkruar portali automobilistik Autoexpress këtë vit gjermanët do të na befasojnë me gjeneratën e re të automjetit të vogël, derisa në fillim të vitit të ardhshëm, me variantin më të fuqishëm të Polos deri më tani.
Polo GTI i ri do të mbajë të gjitha format e dizajnit të cilat e kanë bërë të suksesshme edhe gjeneratën më të hershme, përfshirë edhe rrjetin e ftohësit, thithësit më të gjerë të ajrit, paketën diskrete aerodinamike të përbërë nga mbrojtësit e përparmë dhe të prapmë si dhe xhamat e errësuar.
Nën kapakun e motorit do të gjendet motori ekonomik por eksploziv prej 1.4 litrash TSI i cili zhvillon 180 KF me moment rrotullues prej 250 Nm.
NJE MILION FUNTA PER TELEFONIN ME STIL
Kompania Vertu ka përgatitur një telefon në bashkëpunim me argjendarinë parisiene Boucheron. Dëshira e dy prodhuesve ka qenë që telefoni të merr frymë me stil, por edhe të mos duket si dizajni standard për telefonat celularë.
Ky model është inspiruar në diamantet e palëmuar, të cilët janë pjesë e theksuar e ofertës së Boucheron, e në krejt këtë është përshtatur mirë edhe forma V e Vertus.